Telegrafi

Ekipi i CS:GO fnatic kompleton listën me ardhjen e FASHR

(Foto: HLTV)

Pas largimit të kapitenit birdfromsky nga ekipi ECSTATIC, tani edhe lojtari tjetër Dion “⁠FASHR⁠” Derksen ka gjetur shtëpinë e tij të re.

Tani zyrtarisht FASHR pas largimit nga ekipi ECSTATIC është bërë lojtar i pestë i ekipit fnatic, të cilët së fundmi shtuan edhe dy lojtarë tjerë danez.

FASHR ishte pjesë e ekipit ECSTATIC për gati një vit, duke llogaritur kohën edhe sa ishin nën emblemën e ekipit Lyngby Vikings.

Gjatë kësaj kohe me ish ekipin e tij arritën që të fitojnë turneun Funspark ULTI EU Regional Series 3, dhe vendin e dytë në turneun Pinnacle Fall Series 2.

Ky është formacioni i ri i ekipit fnatic, pas ardhjes së FASHR:

Freddy “KRIMZ” Johansson

William “⁠mezii” Merriman

Nico “⁠nicoodoz” Tamjidi

Fredrik “⁠roeJ⁠” Jorgensen

Dion “⁠FASHR⁠” Derksen

Jamie “keita” Hall (trajneri)

/Telegrafi/