Telegrafi

Ekipi i CS:GO fnatic ka larguar formacionin e tyre të akademisë

(Foto: HLTV)

Fituesit e sezonit të pestë të turneut WePlay Academy, fnatic Rising tani janë lojtarë të lirë.

Fnatic njoftoi të premten synimin e tyre për të pezulluar projektin e tyre të akademisë 18 muaj pas krijimit të tij.

Vendimi nënkupton se Sebastian “⁠volt⁠” Malos, Mikkel “⁠Maze⁠” Sparvath , Matias “⁠Banjo” Kivistö dhe Adam “⁠WolfY⁠” Andersson nuk do të përfaqësojnë më fnatic dhe do të largohen për të eksploruar opsione të tjera.

Gjithashtu organizata me bazë në Londër njoftoi për zgjatjen e kontratës me trajnerin Jamie ‘keita’ Hall dhe drejtorin e ekipit Andreas ‘Samuelsson’ Samuelsson.

“Ne do të bëjmë një pauzë në skuadrën e Fnatic Rising pasi këta lojtarë diplomohen dhe kontratat e tjera skadojnë”, thuhet në deklaratën e fnatic në faqen e tyre të internetit .

“Vendosja e listës në pauzë mund të jetë një surprizë, por ne duam të gjejmë kohë për të hartuar strategjinë më të mirë për vendin tonë në ligat e akademisë CSGO për të përfituar më së miri si lojtarët që hyjnë në program, ashtu edhe strategjia gjithëpërfshirëse e Fnatic”. /Telegrafi/