Telegrafi

Ekipi i CS:GO Astralis ka nënshkruar me HUNDEN si analist kryesor

(Foto: HLTV)

Nicolai “⁠HUNDEN⁠” Petersen do të behet pjesë e Astralis një muaj pas heqjes së dënimit të tij nga ESIC.

HUNDEN ishte i dënuar nga ESIC që nga gushti i vitit 2021, pasi kishte bërë veprime të cilat nuk janë të lejuara në skenën profesionale të CS:GO.

Me këtë lëvizje, organizata daneze thotë se ka finalizuar forcimin që do ta ndihmoj ekipin rreth paraqitjeve të tyre në sezonin 2023.

Kjo lëvizje vjen jo shumë kohë pasi casle e zëvendësoi trace-n si trajner kryesor, dhe LOMME largohet nga posti i tij si analist.

HUNDEN tani i bashkohet Astralis zyrtarisht, pasi organizata shpreson të rikthehet në formë, pas asaj që ka qenë pika më e ulët në historinë e tyre.

Skuadra e Astralis tani renditet e 19-ta pas një serie rezultatesh zhgënjyese dhe lëvizjesh pasuese në listë, të cilat panë Nicolai “⁠device⁠” Reedtz të kthehej për të reformuar formacionin katër herë fitues të turneve Major.

“Ka qenë një proces i gjatë dhe ka pasur shumë gjëra që duhej të diskutonim në lidhje me rolin tim dhe gjithçka që kam kaluar”, tha HUNDEN për HLTV.

“Tani jam i lumtur që gjithçka është në vend, dhe tashmë e ndjej se sa shumë do të thotë për mua të jem në këmbë dhe të kem njerëz të talentuar rreth meje që më besojnë dhe më mbështesin”.

/Telegrafi/