Telegrafi

Ekipi brazilian paiN është kualifikuar në Play-Off të turneut të CS:GO – ESL Pro League

PaiN është skuadra e tretë që ka siguruar fazën e Play-Off nga grupi C në turneun ESL Pro League që po mbahet në Malta.

Fitorja ndaj ekipit Grayhound ja ka siguruar Play-Off –in ekipit paiN.

Këtë ndeshje paiN e fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Ekipi brazilian është kualifikuar në fazën e Play-Off së bashku me skuadrat FaZe dhe Vitality të cilat do të përballen në ‘Upper Final’ për një vend në çerekfinale.

Kualifikimi i paiN vjen si befasi pasi pjesë e këtij grupi janë edhe OG dhe NIP të cilat po luftojnë për mbijetesë pas humbjeve të befasishme.

Në këtë turne 32 skuadra garojnë për një grup çmimesh prej 850.000 dollarësh. /Telegrafi/