Lojtari legjendar nga Brazili Lincoln “fnx” Lau, është duke u zëvendësuar nga ekipi i tij, siç duket caku i tyre kryesor është lojtari tjetër brazilian Marcelo “chelo” Cespedes.
Pas gjashtë muajsh të projektit të quajtur “Last Dance”, ekipi Imperial tani siç duket është në kërkim të zëvendësimit të lojtarit 32 vjeçar ‘fnx’.
Ekipi Imperial së bashku me ‘fnx’ arritën që të kualifikohen në turneun Major, PGL Antwerp, ku arritën të shkojnë deri në fazën e grupeve.
Sipas draft5.gg forma jo e mirë e ‘fnx’ në garat e fundit ka bërë që ekipi të filloj kërkimin e një lojtari të ri, i cili do ta zëvendësoj lojtarin veteran, e caku kryesor është lojtari i ekipit MIBR, ‘chelo’.
Edhe pse organizata Imperial nuk ka konfirmuar ende një gjë të tillë, flitet se në radarin e tyre janë edhe tre lojtarët tjerë brazilian Rodrigo “biguzera” Bittencourt, Lucas “Lucaozy” Neves dhe Jhonatan “JOTA” Willian. /Telegrafi/