Site icon Telegrafi

Ekipi brazilian GODSENT shuan ekipin e akademisë

GODSENT janë ndarë me listën e tyre të akademisë Young Gods dhe më pas janë tërhequr nga liga WePlay Academy League, duke rezultuar në humbjen e të gjitha ndeshjeve të tyre vetëm një ditë pas fillimit të sezonit.

Organizata suedeze së pari filloi me formacionin e akademisë së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, fillimisht duke marrë pjesë në një turne të vogël të ESEA Cash Cup përpara se të bënte debutimin e tyre në ligën WePlay Academy.

Në sezonin e katërt të WePlay Academy, ekipi me lojtarët e rinj nga Brazili, humbi në play-off pasi kaloi 6-6 grupin e tyre, dhe ra në grupin vendimtar të playoff-it, duke humbur ndaj ekipit FURIA Academy.

Kur u kontaktua nga HLTV.org në lidhje me vendimin për lirimin e ekipit, shefi ekzekutiv i GODSENT, Henrik Denebrandt shpjegoi se nuk kishte më kuptim të strehohej një formacion i akademisë braziliane në Evropë për disa muaj pasi organizata nuk ka më një listë kryesore braziliane, pasi kishte shitur katër lojtarë dhe dy anëtarë të tjerë të stafit. /Telegrafi/

Exit mobile version