Telegrafi

Ekipi brazilian 00NATION vjen me ndryshime në formacionin e CS:GO

(Foto: HLTV)

00NATION kanë njoftuar shtimin e NEKIZ në listën e tyre.

Nekiz është larguar nga ekipi paiN, për t’u bashkuar me 00NATION, pak para lansimit të Counter-Strike 2.

Lojtari 27 vjeçar do të zëvendësojë Leonardo “⁠n9xtz⁠” Santos tek ekipi 00NATION.

Lajmi vjen mes thashethemeve se skuadra braziliane është në një proces tranzicioni larg organizatës norvegjeze, ndërsa ata kërkojnë të fillojnë projektin e tyre.

Pas këtij ndryshimi 00NATION duken si më poshtë:

Marcelo “⁠coldzera⁠” David

Eduardo “⁠dumau⁠” Wolkmer

Bruno “⁠latto⁠” Rebelatto

Gabriel “⁠NEKIZ” Schenato

Lucas “⁠nqz⁠” Soares

/Telegrafi/