Skuadra e Maqedonisë së Veriut mposhti skuadrën nga Mongolia, IHC, për t’u shpallur fitues të çmimit prej 50.000 dollarësh në Bali të Indonezisë.
BLUEJAYS fituan medaljen e artë në Kampionatin Botëror të IESF pasi shënuan një fitore dominuese 3-1 ndaj skuadrës mongole IHC në finalen e madhe.
Kjo ndeshje u zhvillua në formatin ‘Bo5’, ku ekipi IHC ishte në avantazh 1-0 për shkak të renditjes së tabelës.
Ekipi maqedonas arriti që të fitoi tre mapa radhazi me lehtësi, 16-3 në ‘Mirage’, 16-8 në ‘Inferno’ dhe 16-7 në ‘Dust2’ për të fituar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 3-1.
NORTH MACEDONIA 🇲🇰 ARE THE CS:GO CHAMPIONS 🏆🏆🏆
They bulldozed their way past Team Mongolia 🇲🇳 and won after just 3 games! 👊👊👊
GG WP CHAMPS! 🏆🔥@macedonianesf #IESF #WorldEsports #Gaming #Bali2022 #WEC22 #csgo pic.twitter.com/HrNfea8feV
— IESF (@iesf_official) December 11, 2022
Kjo është fitorja e dytë radhazi e kampionatit botëror të IESF nga ekipi BlueJays, pasi ata dolën fitues edhe vitin e kaluar.
Në vendin e parë BlueJays fituan çmimin prej 50.000 dollarësh, IHC fituan 30.000 dollarë, ndërsa vendi i tretë QUAZAR fituan 20.000 dollarë. /Telegrafi/