Pas humbjes nga ekipi 4Glory në ndeshjen e parë, tani ekipi BLINK është rikthyer duke e mposhtur ekipin Monad, dhe duke kaluar në ‘Consolidation Final’ në turneun Adria CS:GO i cili po mbahet në qytetin Zagreb të Kroacisë.
Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ përfundoi në të mirë të ekipit shqiptar BLINK, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.
Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte snajperisti i ekipit BLINK, Bledar “BledarD’ Dula, me vlerësimin nga HLTV 1.27.
Pas kësaj fitore ekipi BLINK ka kaluar në ‘Consolidation Final’ të turneut Adria, dhe do të takohet me humbësin e ndeshjes XTEAM ndaj 4Glory, nesër (e shtunë).
Ndërkaq ndeshja XTEAM kundër 4Glory do të zhvillohet nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 12:00.
Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të EsportAdria, si dhe në kanalin e streamerit shqiptar Ermir “MiryAlbania” Dunga me komentim në shqip. /Telegrafi/