BIG kanë njoftuar se Josef “faveN” Baumann nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë në turneun Brazy Party.
Turneu i cili do të zhvillohet nga data 26 prill deri më 3 maj, do të shoh 16 skuadra në garë për një grup çmimesh prej 333 mijë dollarësh.
Ekipi i BIG do të luajnë me lojtarin e tyre të akademisë David “prosus” Hesse, në vend të Josef “faveN” Baumann, i cili do të jetë në përgatitje për dasmën e tij.
BIG janë pjesë e grupit B në turneun Brazy Party dhe ndeshjen e parë do ta zhvillojnë ndaj ekipit brazilian 00Nation, nesër (e mërkurë).
Ata janë skuadra me renditjen më të lart në ranglistën botërore sa i përket grupit B.
Ky do të jetë formacioni i ekipit BIG për turneun Brazy Part:
Johannes “tabseN” Wodarz
Karim “Krimbo” Moussa
Nils “k1to” Gruhne
Marcel “hyped” Köhn
David “prosus” Hesse
/Telegrafi/