HLTV ka konfirmuar se talenti gjerman Karim “Krimbo” Moussa, do të mungojë në ndeshjet e ardhshme që ekipi BIG do t’i zhvillojë në turneun e CS:GO Pinnacle Cup, i cili po mbahet në qytetin Lund të Suedisë.
Lojtari 19 vjeçar do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të ekipit të tij në turneun PinnacleCup për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Krimbo do të zëvendësohet nga ish lojtari i ekipit BIG, Nils “k1to” Gruhne, i cili për momentin është pjesë e ekipit të akademisë së BIG.
Unfortunately, @KrimboCS will miss out on our remaining #PinnacleCup games as he has tested positive for COVID-19 earlier today.
Standing in for him will be @k1tocs who has flown in at short notice to help us out! 👑
Have a swift recovery, Karim! ❤️ pic.twitter.com/iopBWJY4iU
— BIG (@BIGCLANgg) June 10, 2022
Ndeshjen e radhës ekipi BIG do ta zhvillojë sot (e premte), kundër ekipit danez Astralis duke filluar nga ora 20:00.
Fituesi i kësaj ndeshje do të sigurojë pjesëmarrjen në finale të turneut, ku për vendin e parë do të ndahen si shpërblim 150.000 dollarë. /Telegrafi/