Bad News Eagles nesër (e martë) do të ndeshet kundër ekipit me lojtarët legjendarë, Imperial, në kuadër të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major.
Shpresat janë ende gjallë për ekipin shqiptar, pasi kanë edhe dy mundësi të tjera për t’u kualifikuar në fazën tjetër të turneut Major, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.
Ndeshja e tyre e radhës do të zhvillohet kundër legjendave nga Brazili, të cilët ishin fitues të dy turneve Major, FalleN, fer dhe fnx.
PGL Major Antwerp 2022 – Swiss round 3. (1-1)
🆚@imperialesports
🗺️Bo1
🕛12:00 CET
📺https://t.co/ZwKPT8F6Mw 🇬🇧
📺https://t.co/KVcf1eG5Qn 🇦🇱#bNE 🦅 #PGLMajor pic.twitter.com/9TRYF0Ws5O— GUILD EAGLES (@_badnewseagles) May 9, 2022
Sfida ndërmjet Bad News Eagles dhe Imperial do të zhvillohet nesër (e martë) duke filluar nga ora 12:00 në formatin ‘Bo1’, ku të dyja ekipet mbajnë serinë e ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje).
Ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet e PGL në platformat Twitch dhe Youtube, si dhe në kanalin zyrtar të streamerit Xhoci me komentim shqip.
Formacionet e të dy ekipeve:
Bad News Eagles
Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Imperial
Lincoln “fnx” Lau
Gabriel “FalleN” Toledo
Fernando “fer” Alvarenga
Ricardo “boltz” Prass
Vinicius “VINI” Figueiredo
/Telegrafi/