Site icon Telegrafi

Ekipi Bad News Eagles sot zhvillon ndeshjen vendimtare për t’u kualifikuar në turneun e CS:GO LAN në Çeki

(Foto: HLTV)

Sot (e hënë) do të zhvillohet ndeshja vendimtare për ekipin shqiptar Bad News Eagles ndaj ekipit Entropiq Prague.

Ekipi fitues në këtë ndeshje do të sigurojë pjesëmarrjen në turneun LAN i cili do të mbahet në qytetin Pragë të Çekisë.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 17:30, sot (e hënë) dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të PlayZoneTv në platformën Twitch.

Pas humbjes së papritur nga ekipi Enterprise, tani Bad News Eagles ka mundësinë e fundit për t’u kualifikuar në turneun LAN në Çeki.

Turneu LAN në Çeki do të mbahet me datën 17-18 shtator dhe do të shpërndahen çmime rreth 37.000 dollarë për ekipet pjesëmarrëse. /Telegrafi/

Exit mobile version