Site icon Telegrafi

Ekipi Bad News Eagles ftohet në turneun e CS:GO Elisa Invitational Fall 2022

(Foto: HLTV)

Pas suksesit të fundit të ekipit shqiptar Bad News Eagles, ku u kualifikuan në turneun LAN në Pragë të Çekisë, tani kanë marrë ftesë në turneun online, Elisa Invitational Fall 2022.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë gjithsej 20 ekipe, ku katër prej tyre do të marrin ftesë direkt në fazën e Play-Off.

Ekipe të famshme evropiane si EndPoint, SINNERS, Sprout dhe Finest dhe më shumë do të jenë pjesë e këtij turneu.

Ekipet do të garojnë për një grup çmimesh rreth 25.000 dollarë, si dhe dy vendet e para do të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun Elisa Masters Espoo 2022, i cili do të mbahet në qytetin Espoo të Finlandës.

Ndeshjen e parë Bad News Eagles do ta zhvillojnë ndaj ekipit ECLOT, nesër (e hënë) në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 14:00.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version