Site icon Telegrafi

Ekipi Bad News Eagles është ftuar në turneun e CS:GO Elisa Invitational

Sukseset e fundit dhe renditja në vendin e 18-të në ranglistën botërore të CS:GO, kanë bërë që ekipi shqiptar Bad News Eagles, të marrë ftesa të shumta nga turne të ndryshëm, së fundmi është ftuar edhe në ‘play-off, të turneut Elisa Invitational.

Ekipi shqiptar është ekipi i parë që është ftuar direkt në ‘play-off’ të turneut Elisa Invitational, e së bashku me ta në këtë fazë janë ftuar edhe ekipet Eternal Fire dhe HEET.

Ekipet në turne do të garojnë për një grup çmimesh prej 50.000 dollarësh, si dhe vendi i parë do të sigurojë një vend në turneun me shpërblim 200.000 dollarë, Elisa Masters Espoo 2022, që do të mbahet në qytetin Espoo të Finlandës.

Bad News Eagles është njëri ndër ekipet favorite për të fituar çmimin e vendit të parë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në turneun LAN, i cili do të mbahet në muajin nëntor në Finlandë.

Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet ndeshja e parë për ekipin Bad News Eagles në turneun Elisa Invitational, por pritet që turneu të mbarojë me datën 25 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version