Telegrafi

Ekipi Atlanta FaZe është finalisti i parë i turneut Major në video-lojën Call of Duty

Fitorja ndaj Minesota ROKKKR ja ka siguruar finalen ekipit Atlanta FaZe në Call of Duty League Boston Major, që po mbahet në qytetin e Bostonit.

Gara në Majorin e Call of Duty është gati për të përfunduar, pasi së shpejti do të mësohet emri i ekipit fitues.

Në turneun Call of Duty Boston Major 12 skuadra garojnë për një grup çmimesh prej 500.000 dollarësh.

Atlanta FaZe është ekipi i parë që ka siguruar finalen pas fitores 3-2 ndaj ekipit Minesota ROKKKR, të cilët i ka dërguar në ‘Lower Bracket’.

Finalja e madhe e Call of Duty Boston Major do të zhvillohet nesër (e hënë) ku për vendin e parë do të ndahen 200.000 dollarë. /Telegrafi/