Telegrafi

Ekipi Astralis kualifikohet në turneun IEM Dallas CS:GO pas fitores ndaj Cloud9

Ekipi danez Astralis kanë befasuar Cloud9 në ndeshjen vendimtare për t’u kualifikuar në IEM Dallas.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit Astralis.

Lojtari kyç në këtë ndeshje ishte device, i cili në mapin e tretë ishte fantastik me 34 eliminime.

Në turneun IEM Dallas do të garojnë 16 skuadra për një grup çmimesh prej 250.000 dollarësh.

Deri më tani janë konfirmuar 13 skuadra, dhe tri të tjera do të sigurojnë pjesëmarrjen përmes turneve kualifikues.

IEM Dallas do të zhvillohet nga data 29 maj në Dallas të Teksasit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bN8YTI3L1DU