Hellas Verona ka konfirmuar se mesfushori Mattia Zaccagni ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, duke u bërë lojtari i 12-të në Serie i prekur nga kjo sëmundje.
24-vjeçari tashmë kishte qenë në izolim si masë paraprake sepse Verona luajti kundër Sampdorias më 8 mars dhe madje shënoi golin e skuadrës së tij.
Sampdoria më vonë zyrtarizoi disa teste pozitive, ku përfshin Manolo Gabbiadinin, Morten Thorsby, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Bartosz Bereszynski dhe Fabio Depaoli.
Tani Zaccagni është lojtari i parë i Veronas që u gjet pozitiv në testin e sëmundjes ngjitëse të njohur si COVID-19.
Ky konfirmim i Veronas vjen vetëm disa orë pasi Juventus njoftoi se Blaise Matuidi rezultoi me coronavirus, duke u bërë lojtari i tyre i dytë pas Daniele Ruganit.
Fiorentina gjithashtu ka tre raste me coronavirus: Dusan Vlahovic, Patrick Cutrone dhe German Pezzella.
Zaccagni deri më tani ka shënuar një gol dhe ka siguruar shtatë asistime në 23 paraqitje në Serie A për Veronan këtë sezon.
Ndryshe, pjesë e Veronas është edhe dyshja shqiptare Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla, shëndeti i të cilëve momentalisht është i mirë. /Telegrafi/