Edhe një tjetër ekip favorit ka shënuar fitore në ndeshjen e tyre të parë, Liquid ka mposhtur ekipin G2.
Liquid ka fituar me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa ndaj ekipit G2, për të përmbyllur ditën e parë të turneut Blast Premier Fall Final.
Në mapin e parë ‘Vertigo’ ekipi amerikan arriti të fitoi me rezultat 16-10, ndërsa në ‘Mirage’ me vështirësi e përmbyllën mapin 16-14.
Tani Liquid ju është bashkuar në ‘Upper Bracket’ ekipeve si Heroic, Na’Vi dhe FaZe.
Ndeshjet e radhës në turneun Blast Premier Fall Final do të zhvillohen nesër (e enjte). /Telegrafi/