Site icon Telegrafi

Ekipi i Adnan Januzajt, Real Sociedadi konfirmon dy raste me coronavirus në skuadër

Real Sociedadi ka konfirmuar dy rezultate pozitive nga Covid-19 brenda radhëve të tyre pas një raundi të testimit me metodën CPR këtë fundjavë.

Klubi bask u rikthye në stërvitjen paraprake të premten, më pak se një muaj përpara fillimit të sezonit 2020-21 në La Liga.

Pas rikthimit, të gjithë pjesëtarët e klubit u testuan për Covid-19 dhe Sociedad konfirmoi dy raste pozitive.

Të dy individët tani do të izolohen në shtëpi, ku do t’ju kërkohet një test negativ përpara se të mund të rikthehen në terrenin e trajnimit.

Sociedadi ka ndjekur shembullin e klubeve të tjera në lidhje me testet pozitive, dhe nuk ka pranuar të konfirmojë identitetin e atyre që janë përfshirë.

Raportet nga Marca pretendojnë se pozitivë janë dy lojtarë të ekipit të parë, por ato nuk lidhen me Alexander Isak, Joseba Zubielda, Portu ose Willian Jose, pasi u fotografuan në stërvitje.

Sipas udhëzimeve aktuale të hartuara nga La Liga dhe RFEF, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle të shëndetit, e gjithë skuadra tani do t’i nënshtrohet një raundi shtesë të testimit të hënën. /Telegrafi/

Exit mobile version