Bad News Eagles dhe BLINK sonte do të zhvillojnë ndeshje në kuadër të ligës të CS:GO, që sapo ka filluar sezonin e ri “ESEA Advanced League Season 41”.
Esea Advanced është liga e dytë më e mirë e platformës ESEA, dhe secili ekip do të luajë rreth 16 ndeshje në sezon të rregullt, për të vazhduar me ndeshjet e “play-off”, ku ekipi i parë shkon në ligën tjetër “ESL Challenger League S42”, ndërsa tri ekipe tjera shkojnë në “ECL S41 Relegation”.
Gjithashtu rreth 20 mijë dollarë shpërndahen për 8 ekipet më të mira në ligën Esea Advanced.
Bad News Eagles do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të ligës Esea Advanced, kundër ekipit rus Websterz duke filluar nga ora 21:00, ndeshja do të zhvillohet në formation ‘Bo1’, ndërsa mapi do të jetë ‘vertigo’.
Tonight we are going to be back with more action as we are going to play our first match on @ESEA Advanced Season 41.
🆚Websterz
🕘21:00 CET
🗺️Bo1
📺https://t.co/KVcf1eFy0P 🇦🇱
🎙️ @ernestxhoci #bNE🦅 pic.twitter.com/2Sodgdvuvd— GUILD EAGLES (@_badnewseagles) April 27, 2022
Ndërsa ekipi i BLINK do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të Esea Advanced, dhe do të ndeshet me ekipin Sissi State Punks, duke filluar nga ora 20:00, mapi që do të luhet për këtë ndeshje është ‘ancient’.
We are back again today with @ESEA Advanced match!
🆚: @SissiStatePunks
🕗: 20:00 CEST
📺: https://t.co/qj1GlAwF4v
🎙️: @ErmirDunga #teamblink #ekipaguri 🪨💪— TEAM BLINK (@TeamBLINK_) April 27, 2022
Ndeshjen e ekipit Bad News Eagles mund ta ndiqni në kanalin e streamerit Xhoci në Twitch, ndërsa ndeshjen e ekipit BLINK mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të ekipit.
Kanali ku mund ta ndiqni ndeshjen e ekipit Bad News Eagles: twitch.tv/xhocii
Kanali ku mund ta ndiqni ndeshjen e ekipit BLINK: twitch.tv/esportsblink
Këto janë formacionet e dy ekipeve shqiptare:
Bad News Eagles
Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
BLINK
Kujtim “gulito” Durmishi
Ensar “Caley” Ersuzi
Bledar “BledarD” Dula
Valon “valoN9” Etemi
Ahmet “2high” Baftijari
/Telegrafi/