Telegrafi

Ekipet që kanë pranuar më së paku gola në PL në 2016

Liga Premier është një ndër ligat më të forta në Evropë dhe si e tillë edhe mbrojtësit më kualitativë janë pjesë e kësaj lige.

Në vitin 2016, Southamptoni ka pranuar vetëm tre gola dhe kështu është ekipi që ka pranuar më së paku gola dhe e gjitha kjo fal treshes Van Dijk, Fonte dhe Yoshida.

Në vendin e dytë është Leicesteri me katër gola, pastaj  Spurs me gjashtë dhe Evertoni me shtatë.

Ndërsa vlen të theksohet se Tottenhami është ekipi që ka arkëtuar më së shumti pikë në vitin 2016. /Telegrafi/