Site icon Telegrafi

Ekipet e KRU “Hidrodrini” ndërmarrin masa parandaluese për avaritë dimërore në Istog

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se ekipet e Njësisë Operative të Istogut kanë ndërmarrë masa për parandalimin e avarive të mundshme gjatë sezonit dimëror.

Ata nëpërmjet rrjetit social Facebook kanë bërë të ditur se ekipet e kësaj kompanie janë duke marrë masa prevenuese për parandalimin e avarive të mundshme.

Intervenimet në fshatrat Uçë dhe Kosharisht/ Foto nga Hidrodrini, facebook

“Gjatë javës që po mbyllim, krahas angazhimeve në sanime dhe intervenime të paraqitura, ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ nga Njësia Operative-Istog, janë angazhuar në masat prevenuese për parandalimin e avarive të mundshme gjatë sezonit dimëror”, kanë shkruar KRU “Hidrodrini”.

Si pjesë e këtyre masave, janë ndërmarrë intervenime në riparimin e defekteve dhe pastrimin e kaptazhave në gypat furnizues të krojeve të bjeshkëve Kosharishtë dhe Vojdullë.

Gjatë periudhës së thatësirës, prurja nga këto kroje ka qenë e vogël, duke ndikuar në furnizimin me ujë dhe krijuar vështirësi për fshatrat Shushicë e Epërme dhe Shushicë e Poshtme.

Inervenimet në fshatrat tjera/ Foto nga Hidrodrini, facebook

Përveç kësaj, janë eliminuar me kohë të gjitha defektet e paraqitura në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Exit mobile version