Telegrafi

Ekipet e Kosovës në CS:GO dhe Dota 2 arrijnë në “play-off” e turnirit ‘IESF World Championship 2021”

Një grup po e përfaqëson shtetin e Kosovës në turnirin ‘World Championship 2021″ të e-Sports për lojërat CS:GO dhe DotA 2, i cili organizohet nga Federata Botërore IESF.

Te dyja ekipet e Kosovës kanë arritur edhe një sukses të jashtëzakonshëm në turneun që po mbahet në Izreal.

Kosova në CSGO dominoiGrupin B duke kaluar në playoffs. Gjithashtu të njëjtin sukses e ka arrit edhe ekipi në Dota 2.

“Super performancë nga djemtë dhe shpresojmë të vazhdojmë me fitore edhe nesër”, ka njoftuar Federata Esports Kosova.

Theksojmë se Federata e Kosovës në Esports priten të pranohet me të drejta të plota në Asamblenë Botërore.

Ndryshe, kryetari dhe nënkryetari i Federatës, Altin Preniqi dhe Besnik Thaçi, kanë shfrytëzuar rastin t’i falënderojnë mbështetësit dhe Ministrinë e Sportit për përkrahje financiare. /Telegrafi/