Telegrafi

Ekipet e KESCO-s dhe të ujësjellësit po punojnë në rikthimin e ujit të pijes në Shipol të Mitrovicës

Fotografi ilustruese

Ekipet e KESCO-s dhe ato të ujësjellësit janë duke punuar në rikthimin e furnizimit me ujë të pijës në Shipol të Mitrovicës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se në këtë zonë nuk ka ujë të pijës qysh nga mbrëmë në orën 21:20, shkruan Telegrafi.

“Ju njoftojmë se ekipet e KESCO-s së bashku me ekipet e ujësjellësit janë duke punuar intenzivisht në rikthimin e furnizimit me energji të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes në Shipol i cili qysh nga ora 21:20 e mbrëmjes së djeshme nuk është duke operuar”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se për të gjitha të rejat do t’i infomojnë qytetarët, derisa i ka falënderuar ata për mirëkuptimin e tyre. /Telegrafi/