Është konfirmuar Majori i radhës i CS:GO, i cili do të mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit, duke filluar nga data 31 tetor.
Brazili do të jetë nikoqiri i turneut Major të radhës të CS:GO, ku ekipet më të mira të botës do të garojnë për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë.
Gjithsej 16 ekipe janë ftuar direkt për në turnet kualifikues të IEM Rio Major, “RMR REGIONAL RANKINGS” pas suksesit të tyre në turneun PGL Antwerp Major
Ndërsa edhe tetë ekipe të tjera do të sigurojnë pjesëmarrjen në Major përmes turneve kualifikues që do të mbahen, për të plotësuar numrin e 24 ekipeve pjesëmarrëse.
Në listën e ekipeve të ftuara bënë pjesë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, pasi u futën në listën e 16 ekipeve më të mira turneun e kaluar në Antwerp të Belgjikës.
Këto janë 16 ekipet e ftuara për turneun IEM Rio 2022:
Legends Stage
Spirit
FaZe
Na’Vi
ENCE
NiP
Copenhagen Flames
Heroic
FURIA
Challengers Stage
G2
Vitality
BIG
Imperial
Cloud9
Outsiders
Bad News Eagles
Liquid
/Telegrafi/