Site icon Telegrafi

Ekipet braziliane paiN dhe 9z kanë siguruar një vend për në PGL Antwerp Major CS:GO, Case dhe Sao Caetano eliminohen

Dy ndeshjet në mes të ekipeve braziliane në kuadër të PGL Americas RMR kanë përfunduar, paiN ka mposhtur ekipin Case, ndërsa 9z ka eliminuar ekipin Sao Caetano.

Sot (e enjte) u zhvilluan disa nga ndeshjet vendimtare për në PGL Americas RMR, paiN siguroi vendin e tyre në Major pasi mposhtën ekipin Case me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, ndërsa ekipi 9z ka mposhtur ekipin Sao Caetano me rezultat 2-0 me mapa.

Ndërkaq në ndeshjen e cila u zhvillua për renditje në mes të MiBR dhe FURIA, fitues doli ekipi favorit FURIA, pasi i mposhtën me lehtësi ekipin tjetër brazilian me rezultat 2-0 me mapa dhe siguruan vendin për në ‘Legends Stage’ të PGL Antwerp Major 2022.

Ndeshja e fundit vendimtare për një vend në major është duke u zhvilluar ndërmjet ekipeve amerikane, Evil Geniuses kundër Party Astronauts.


Formacioni i ekipit paiN:

Vinicios “PKL” Coelho
Gabriel “NEKIZ” Schenato
Wesley “hardzao” Lopes
Rodrigo “biguzera” Bittencourt
Gabriel “nython” Lino


Formacioni i ekipit 9z:

Maximiliano “max” Gonzalez
Franco “dgt” Garcia
Luca “Luken” Nadotti
Martin “rox” Molina
David “dav1d” Tapia Maldonado


/Telegrafi/

Exit mobile version