Telegrafi

Ekipet Astralis dhe Vitality kalojnë në fazën tjetër në turneun IEM Cologne CS:GO

(Foto: HLTV)

Tashmë gjashtë ekipe kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve në turneun IEM Cologne, ndërsa ka mbetur vend edhe për dy ekipe.

Astralis ka mposhtur ekipin BIG në ndeshjen më interesante të ditës, me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë ndeshje ishte Kristian ‘k0nfig’ Wienecke, me vlerësimin nga HLTV 1.25.

Gjithashtu ekipi Vitality ka mposhtur ekipin Sprout me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për të siguruar një vend në fazën e grupeve në turneun që shpërndan çmime afro 1 milion dollarë.

Paraqitjen më të mirë në këtë ndeshje e pati danezi Emil ‘Magisk’ Reif, me vlerësimin nga HLTV 1.31.

Së shpejti do të mësohen edhe dy ekipet tjera të cilat do të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e grupeve, ku janë duke u zhvilluar ndeshjet MOUZ ndaj TyLoo dhe derbi brazilian, 00Nation ndaj Imperial. /Telegrafi/