Eintracht Frankfurt e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-1 Bayern Munichun në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Bundesliga.
Bavarezët janë turpëruar në udhëtimin e tyre në Frankfurt duke u mposhtur me rezultat të thellë dhe duke mbetur mbrapa pozitës së parë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me shanse nga të dyja skuadrat, me vendasit që shënuan dy gola dhe mysafirët një, ndërsa Jerome Boateng (9′) u ndëshku me të kuq.
Vendasit shënuan dy gola të shpejt me anë të Filip Kostic (25′) për 1-0 dhe Djibril Soë (33′) për 2-0, ndërsa Robert Lewandowski (37′) ngushtoi rezultatin në 2-1.
And breathe… 🙂#SGE #SGEFCB | 2-1 pic.twitter.com/1vLAi8woLY
— Eintracht Frankfurt (@eintracht_eng) November 2, 2019
Në pjesën e dytë, ishin vendasit që dominuan ndeshje duke shënuar edhe tri gola tjerë dhe duke siguruar një fitore të thellë ndaj një skuadre të fortë.
David Abraham (49′) shënoi për epërsinë 3-1, Martin Hinteregger (61′) për 4-1, ndërsa Goncalo Paciencia (85′) vulosi fitoren 5-1.
Yep#SGEFCB 5-1 pic.twitter.com/Cz001gTTYE
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) November 2, 2019
Pas kësaj fitore, Eintrachti ngjitet në vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Bayerni një pozitë më lartë me 18 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Frankfurti udhëton te Freiburgu, ndërsa Bavarezët e presin rivalin e madh, Borussia Dortmundin. /Telegrafi/