Telegrafi

Eintracht Frankfurti ia merr tri pikë të arta Bayern Munichut

Eintracht Frankfurit e ka mposhtur Bayern Munichun në kuadër të javës së 22-të në Bundesliga me rezultat 2-1.

Pas vetëm 12-të minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Daichi Kamadas.

Eintrachti nuk u ndaluan me kaq dhe e realizoi edhe golin e dytë me një super realizim nga Amin Younes (31′).

Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, derisa në të dytën u shënuan edhe një tjetër.

Bavarezët ishin këmbëngulës që të merrnin së paku një pikë, mirëpo realizuan vetëm një herë.

Ishte minuta e 53-të kur Robert Lewandowski pranoi një asistim nga Leroy Sane për të shënuar për 2-1.

Por, ky gol nuk i mjaftoi Bayernit për të pësuar disfatë, e që humbën shansin për të mbajtur diferencën nga RB Leipzigu.

Pas javës së 22-të, Bayern Munichu është lider me 49 pikë, pesë më shumë se RB Leipzigu që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/