Eintracht Frankfurt ka arritur ta mposht Bayern Munichun me rezultat 5-1 në kuadër të javës së 14-të të Bundesligës.
Vendasit e nisën fuqishëm takimin, duke shënuar që në minutën e 12-të me Omar Marmoush për 1-0.
Në minutën e 31-të, Junior Dina Ebimbe shënoi në portën e Manuel Neuer për 2-0.
Goli i tretë dhe i nokautit erdhi në minutën e 36-të, ku Hugo Larsson shënoi për 3-0.
Bayern Munich u mundua ta hap ndeshjen në minutën e 44-të, me golin e Joshua Kimmich për 3-1.
Junge, Junge.. Durchpusten, aufwärmen. Fortsetzung folgt!
–––––
⏸️ 45. | #SGEFCB 3:1 | #SGE pic.twitter.com/eeN31Cx3wx— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) December 9, 2023
Por edhe në pjesën e dytë Eintracht ishte më i mirë, duke shënuar fillimisht me Dina Ebimbe për 4-1 dhe pastaj me Ansgar Knauff për 5-1.
Kjo humbje e mban Bayenrin në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Frankfurt ngjitet në vendin e shtatë me 21 pikë. /Telegrafi/