Telegrafi

Eintracht Frankfurt dhe Borussia Dortmund luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Eintracht Frankfurt dhe Borussia Dortmund kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Bundesliga.

Milionerët janë mysafir të Eintrachtin në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Deutsche Bank Park me fillim nga ora 18:30.

Vendasit janë në një formë të lartë me katër fitore nga pesë ndeshjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë formën edhe në këtë ndeshje ndaj Dortmundit.

Në anën tjetër, mysafirët janë rikthyer te fitorja pas tri ndeshjeve dhe duan gjithashtu të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Eintracht: Trapp; Tuta, Jakic, Ndicka; Dina Ebimbe, Rose, Kamada, Pellegrini; Gotze, Lindstrom; Kolo Muani

Dortmund: Kobel; Sule, Hummels, Schlotterbeck, Hazard; Bellingham, Ozcan; Adeyemi, Brandt, Malen; Moukoko

/Telegrafi/