Bayern Munichu është në kërkim të fitores së pestë radhazi në Bundesliga.
Por, skuadra bavareze nuk do të ketë aspak lehtë pasi është mysafire e Eintracht Frankfurtit që në këtë sezon është mjaft në formë të mirë.
Trajneri Niko Kovac në bankë rezervë ka edhe shqiptarin Meritan Shabanin, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:
Eintracht Frankfurt: Trapp, Salcedo, Falette, N’Dicka, Da Costa, Fernandes, Willems, Kostic, Gacinovic, Haller, Jovic.
Bayern Munich: Neuer, Rafinha, Sule, Hummels, Alaba, Kimmich, Javi Martinez, Müller, Thiago, Ribéry, Lewandowski.
📍Die Aufstellung für das Topspiel #SGEFCB: pic.twitter.com/uKTpJMZ4z9
— FC Bayern München (@FCBayern) December 22, 2018
Aktualisht Bayerni renditet në vendin e tretë me 33 pikë, kurse Eintrachti është në pozitën e pestë me 27 pikë. /Telegrafi/
👋 Servus aus Frankfurt! #SGEFCB pic.twitter.com/F6qsK7gIc2
— FC Bayern München (@FCBayern) December 22, 2018