Kikboksieri Shpejtim Ahmeti shumë shpejt do të ndeshet në ring me kikboksierin turk, Kadir Tastan.
Në këtë duel Kosova mund të bëhet me medalje të artë në disiplinën Wako Pro.
Për të arritur një gjë të tillë ai intensivisht po përgatitet dhe për këtë më meritor është trajneri i tij, Egzon Shkololli.
Tekniku nga Peja thotë për Sporti në KTV se stërvitjet po shkojnë sipas planit tash e katër herë në javë intensiv.
“Jemi gati që dy muaj duke ushtruar, secila stërvitje është më e mirë e më e mirë.
“Shprsojmë të ketë sukses, presim fitore, duhet të fitojmë dhe duhet të tregojmë se ne jemi shqiptarë”, theksoi Shkololli.
Kosova kështu e ka rastin që falë Shkolollit dhe Ahmetit së shpejti të bëhet me medalje të artë në një tjetër sport luftarak pas okupimit të sportit të xhudos. /Telegrafi/