Site icon Telegrafi

Egnatia merr fitore të madhe si mysafir i Vikingurit

Egnatia ka fituar ndaj Vikingurit si mysafir me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të fazës së dytë eliminatoret të Ligës së Konferencës.

Të besuarit e Edlir Tetovës ishin të rrezikshëm që në start, duke e gjetur pastaj edhe golin.

Sulmuesi Lorougnon Doukouo arriti të shënojë në minutën e 33-të për 1-0.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin më të rrezikshëm, por portieri Ilir Dabjani e shpëtoi portën në dy raste.

Egnatia ka mundur ta shtojë epërsinë, por Regi Lushkja nga afër nuk ia arrit të qëllojë portën.

Deri në fund nuk ndryshoi rezultati dhe Egnatia mori fitore të madhe si mysafir. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version