Telegrafi

eFuse shpall turneun e Fortnite për femra me vlerë 150.000 dollarë

Konkurrentet më të mira femra të Fortnite po përgatiten për ngjarjen më të madhe deri më tani Women of the eRena.

Turneu do të fillojë me 19 dhjetor ku pjesëmarrëse do të jenë vetëm skuadrat e ftuara, të cilat do të përbehen nga tre lojtarë.

WOTE do të shohë lojtaret më të mira femra në garë për 150.000 dollarë, siç janë Sommerset , Alixxa , Reddysh dhe më shumë.

Me një hartë dhe meta krejtësisht të re, pritja se si ekipet do të zgjedhin të luajnë këtë turne ka emocionuar shumë tifozë. Ka ende shumë për të mësuar nga kapitulli i ri i Fortnite, ky do të jetë një turne i përsosur për të parë se si lojtarët garojnë.

Në të kaluarën ka pasur turne të ndryshëm WOTE me shpërblime në vlerë 75.000 dollarë të organizuar nga eFuse, ndërsa ky organizim i fundit do ta përmbyll vitin 2022 me një turne 150.000 dollarë. /Telegrafi/