Site icon Telegrafi

Efekti VAR në Serie A, rekord penalltish

Kampionati Italian po jeton nën epokë e VAR edhe pse kanë  kaluar vetëm shtatë javë nga starti i kampionatit ky sistem i ri në  futbollin italian ka prodhuar jo pak, por plot 33 penallti të  dhëna.

Rekord historik ky në vetëm shtatë javë kampionat, gati dyfishi në krahasim me sezonin e kaluar. VideoAsistentRefere tashmë është bërë pjesë e futbollit dhe në  krahun tjetër publiku është mësuar t’i njohë  vendimet që vinë  nga ekrani i vogël.

Në Itali VAR deri më  tani nuk ka shkaktuar shumë  polemika, ndërsa në  gjermani nuk janë të paktat raste ku opinioni sportiv është shprehur skeptik në lidhjet me vendimet që kanë ardhur nga teknologjia, madje në  shumë  raste ka pasur dhe debate të  forta publike.

Në  gjashtë raste në Seria A kryesori i takimit në momentin e faullit të shkaktuar në  zonë nuk ka vërshëllyer, një gjë të tillë e ka bërë vetëm pas sinjalizimit nga asistentët që janë të vendosur përpara ekranit dhe në pesë të tjera ka që në i bindur për të dhënë penallti në bazë të pamjeve që ai sheh.

Bëhet fjalë për një mesatare prej 3.2 vendimesh të ndryshuara nga ana e arbitrit. Italia nën epokën e VAR ka sjellë një reduktim të polemikave për vendimet e dhëna nga ana e gjyqtarëve të paktën deri më tani.

Exit mobile version