Telegrafi

Efekti “Neymar”, bien kuotat e triumfit të PSG-së në Ligën e Kampionëve

Neymar thyen “dërrasat” e bastvënësve. Nëse në njësitë mbi fitoren e “Ligue 1”, PSG-ja ishte e favorizuar tashmë, situata është e ndryshme në lidhje me Ligën e Kampionëve.

Klubi parisien ka rënë nga 17 në 12, një prerje prej pesë pikësh, e cila e vë PSG-në në vendin e pestë, ndër më të preferuarit, pas treshes Bayern-Real-Barcelona, që kuotohen me 6,00 dhe Juventusi me 11,00.

Në Barcelonë, sezonin e kaluar, ylli brazilian ka shënuar në kampionat vetëm 13 herë, në krahasim me 37 golat e Messit dhe 29 të Suarezit.

Muzika, megjithatë, mund të ndryshojë në “Ligue 1”. Që Neymar do të shpallet golashënuesi më i mirë në Francë SNAI e kuoton me 2.75.

Para tij është bashkëlojtari, Edison Cavani, në nivelin 2.50. Pastaj vijnë Mbappe (7.00), Falcao (7.00) dhe Balotelli (15.00). /telesport/