Telegrafi

Edvin Kuç thotë se Ballkani do të luftojë deri në fund

Edin Kuç ka thënë se Ballkani do të luftojë deri në fund për të kaluar fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka pësoi humbje 2-1 në “Fadil Vokrri” ndaj Astanas në rrethin e tretë të garës.

“E kishim përgatitur lojën mirë të gjithë, lojtarët, stafi dhe trajneri. Ne në çdo lojë hyjmë për fitore. Kemi hyrë në lojë me këmbë në tokë, nuk kemi fluturuar”, ka thënë fillimisht Kuç për ArtSport.

Lexo po ashtu Ilir Daja thotë se nuk ka nevojë ta ulin kokën pas humbjes nga Astana

“E kemi ditur se Astana nuk është kundërshtare e lehtë, pavarësisht dy humbjeve. Ka lojtarë cilësorë. Normalisht se kemi hyrë lojë për të fituar, por pranuam dy gola nga dy shanse. Provuam deri në momentet e fundit. Fusha ishte pak e rënduar dhe ishte vështirë për të luajtur”.

“Ne jemi si familje, edhe në fitore edhe në humbje. Të gjithë dëshirojmë të fitojmë dhe luftojmë deri në momentin e fundit.

“Derisa i kemi gjasat matematikisht, do të luftojmë deri në fund. Me këtë kualitet, staf, organizim, i kemi shanset tona. Por deri sa të kemi mundësi matematikisht për kualifikim, do të luftojmë”, theksoi më tej ai. /Telegrafi/