Site icon Telegrafi

Edukimi seksual

Herën e fundit që u përpoqa të bëja dashuri me gruan, nuk ndodhi asgjë. Thashë çfarë problemi kam, as ti nuk e imagjinon dikë tjetër. (Rodney Dangerfield)

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Nëse thamë se dashuria është jeta, jetës i duhet liria. Dashurisë i duhet shpirti që trupi të jetë i gjallë. Ne, kohën që kemi, ia kushtojmë gjërave të tjera, problemeve, krizave. . . Harrojmë vetveten, harrojmë dashurinë, shkojmë në shtrat të rraskapitur, të lodhur.

Kështu kalojnë ditët, kalojnë muajt, kalojnë vitet. Ti fillon ta shkatërrosh vetveten, shkatërron familjen, keni mërzi me njëri-tjetrën, filloni të kritikoheni se nuk duheni. Kështu vërejtjet, dyshimet i krijojmë vetë dhe se nuk jemi të lumtur si më parë. Këtu nis të humbë liria e dashurisë. Kur humb lira e dashurisë, dashuria transformohet në obligim, obligimi është detyrim për njëri-tjetrin, detyrimet nuk kanë sjellë lumturi, përkundrazi kanë sjell mërzi dhe probleme.

Kur njerëzit takohen në rrugë, në dasma, në koncerte, japin komplimente, pëlqejnë takimet paraprake, asgjë nuk është e përcaktuar dhe çdo gjë rrjedh natyrshëm në mënyrë që të dy të jenë të lumtur. Pse, sepse ata janë të lirë, ata janë të lumtur pa liri njeriu nuk mund të jetë i lumtur: obligimet, detyrimet, struktura e juaj, trashëgimia e juaj e vjetër shkatërron lirinë. Meqenëse kjo shkatërron lirinë, kjo shkatërron edhe lumturinë, edhe dashurinë.

Ne në këtë jetë jemi lojtarë: fizikisht punojmë për trupin tonë, por shumë thelbësore është ta mbrojmë edhe shpirtin. Nëse e mbrojmë shpirtin, ne do t’i përballojmë shumë më lehtë sëmundjet, krizat dhe anën fizike të trupit. Ata persona që kanë arritur dashuri të lartë, kanë ardhmëri, kanë familje të shëndetshme: e ardhmja është te dashuria (e pastër pa obligime dhe liria e plotë). Sa herë që grinden prindërit, burri me gruan, është e natyrshme se shqetësimet përcillen edhe te fëmijët.

Tomas Gordon thotë: të gjithë prindërit janë shtypës potencialë të fëmijëve, sepse vetë mënyra e edukimit të fëmijëve bazohet te pushteti dhe autoriteti. Shumë gjëra janë të dhunshme: unë çka dua bëj me fëmijën tim, ky është fëmija im, kjo është dhunë shumë e rrezikshme. Ti nuk mund të bësh çfarë të duash, ai është pjella jote, gjëja që bëjnë të gjithë është kujdes, dhe ta edukosh sa më mirë atë, por jo pronar i tij. Për fat të keq, gjithë ideja e kryefamiljarit/prindërve është imponimi, zotërimi, sundimi i mashkullit ndaj të tjerëve, por edhe ndaj fëmijëve. Ne duhet të jemi shumë të mirë, kemi nevojë për dashuri, kemi nevojë për informata, kemi nevojë për kultura të ndryshme.

Sa më shumë dashuri, do të jemi më të mirë, do të kemi më shumë mundësi për fëmijët tanë. Dashuria e vërtetë, dashuria e lirë do të sjellë këngë të ndryshme, stile të ndryshme të jetës. Dashuria sjell dritë te fëmijët, ata do të zgjedhin lirin e vetë, ata do të kenë trashëguar nga ju dashurinë dhe lirinë për të vazhduar në jetë të zgjedhin lirinë dhe dashurinë. Atëherë fëmijët janë të lirë për ta njohur dallimin e dashurisë, që ata të mos jenë të mbuluar me maskën e prindërve. Atëherë ata do ta dinë dallimin, do ta vlerësojnë dashurinë e lirë, do ta kenë përvojën e jetës e të shpirtit.

Si djemtë ashtu edhe vajzat janë të edukuar nga familjarët, të arsimuar nga shkollat, kërkojnë liri më shumë sesa e meritojnë: liri absolute nuk ka, ata janë të varur nga prindërit, nga mësuesit/edukatorët. Ëndërrojnë për t’u rritur sa më shpejt, kërkojnë lirinë nga prindërit, nga shkolla, kërkojnë shumë më shumë. Fillojnë simpatitë e para, një ndjenjë shumë e këndshme, një lojë e lirë, por, shumë shpejt ajo lojë bëhet dashuri, dashuria është hapi i parë, lidhja e parë. Dashuria ka qenë vetëm një lojë paraprake. Fillon një ndjenjë e çuditshme, një kënaqësi e veçantë, ti je i lumtur, i gëzuar. Kjo dashuri bëhet lidhje, shndërrohet në obligim, nëse dashuria jote është e zjarrtë, ti je i hipnotizuar, ti ke rënë në dashuri. Mburren me njëri-tjetrin, fillojnë të jenë bashkë sa më shumë, në të vërtetë kërkojnë ta bëjnë publike këtë dashuri, mendojnë se nëse dashuria e tyre është publike, ata do të duhen më shumë.

Por çfarë ndodh, paraqitet një frikë e lehtë, secili dëshiron më shumë kohë, të kërkojë më shumë nga partneri, edhe ai kërkon më shumë nga t’i. Këtu me automatizëm fillon një frikë, fillon të humbë liria jote, të njëjtën e ndjen edhe partneri. E natyrshme është të ndash lirinë me partnerin: ty të duhet dikush, ti fillon të trembesh nga vetmia jote, kërkon sa më shumë të jeni bashkë. Ti nuk mund të jetosh i vetmuar, prandaj ti duhet të jetosh edhe për veten, por edhe për hir të dikujt tjetër. E njëjta gjë ndodh me të gjithë të tjerët: ne kërkojmë të jetojmë bashkë: jetojmë bashkë dhe luajmë lojën e dashurisë. Por në të njëjtën kohë, ata kërkojnë nga njëri-tjetri përgjegjësi, japin vërejtje, kundërshtojnë fillojnë të frikësohen.

Në këtë mënyrë, herët apo vonë, çdo gjë që dëshiron dhe pret edhe ndodh. Kur ju bëheni burrë/grua, kur i betoheni njëri-tjetrit, jeta e bën të veten, ti e zyrtarizon dashurinë tënde, ti e bën obligim dashurin tënde: ajo në realitet e humb bukurinë, e humb zjarrin që e kishte. Dashuria fillon të zbehet, sepse ajo kishte qenë ëndërr, iluzion, kishte qenë interes. Çfarë interesi? Mungojnë komplimentet, fjalët e bukura si: unë të dua, nuk mund të jetoj pa ty, unë jam robi i yt: kjo është dëshirë, kjo dëshirë e vërtetë plotësohet nga partnerët. Por çka ndodh: atëherë dashuria zhduket, atëherë liria zhduket, atëherë ti në brendinë tënde fillon ta kërkosh lirinë.

Një ndër paradokset e shpirtit/mendjes është çfarëdo që të marrësh ti, çfarëdo që të japësh ti, kjo të do të të mërzitet dhe ti lakmon atë që nuk e ke, atë që nuk mund ta marrësh. Të martuarit ankohen për lirinë. Kur ti je vetëm, lakmon të martohesh. Kush lakmon lirinë, ata që nuk e kanë, kurse njerëzit e lirë janë ata që janë çliruar nga obligimet. Lakmojnë lirinë ata që nuk e kanë, ndërsa ata që janë të lirë, të çliruar, e humbin lirinë. Kështu mendja e njeriut vazhdon të lëkundet, vazhdon të lëvizë sa nga njëra anë, në tjetrën. Ne martohemi, ne lidhemi, kjo është nevojë, kurse dashuria është kënaqësi, është furnizim me energji, për ta freskuar trupin.

Detyrimi, zotërimi, betimi aspiron të dominojë ndaj tjetrit, atëherë ti nuk je ai që dashuron. Kjo është një marrëveshje e kurorëzuar me dëshmitarë dhe me persona zyrtarë. Por, e fshehtë, sepse realiteti është: unë të zotëroj ty, ti më zotëron mua: kjo është një ujdi e trashëguar, e cila imponohet. Unë jam rob yti, ti je rob imi. Kështu kjo ujdi prodhon palakmi, prodhon zënka. Ti kërkon ta ruash lirinë, në të njëjtën kohë, do të më zotërosh mua, kjo është një luftë. Imponimi, zënkat, betimi, zotërimi nuk duhet të futen mes nesh, ne duhet të mbetemi të lirë, individualisht ne duhet të lëvizim të lirë, të pavarur.

Ne nëse duhemi, mund të jemi bashkë, ne mund ta pasurojmë dashurinë e njëri-tjetrit, por askush prej nesh nuk duhet të sundojë, nuk ka nevojë të zotërojë asnjëri. Ti përpiqesh të jesh i pavarur, ti je i lirë. Liria jote varet nga të tjerët sa ata janë të lirë: sa më shumë liri jep, aq më shumë liri ke. Mos kritikoni, mos dënoni, dhe nuk do të dënoheni, nuk do të kritikoheni, mos kërkoni dikush të jetë pronë jotja se edhe ti bëhesh pronë e dikujt.

Të përpiqesh, në thelb, të jesh i lirë, do të thotë ti ke arritur të ngrihesh në lartësinë e duhur, ti e di kuptimin e thellë të vetes. Nëse ke arritur të jesh vetvetja, mund ta ndash veten me dikë, atëherë unë mund ta ndaj me dikë dashurinë time, lumturinë, mbarësinë, gëzimin. Vetëm atëherë kur ti e kupton veten tënde të brendshme, qendrën tënde, dashuria do të shumëzohet, do të prodhojë energji të freskët. Në qoftë se ti e njeh qendrën tënde të brendshme, dashuria jote do të bëhet besnikëri, do të dijë të falë, nuk bëhet xheloze, nuk ka frikë nga asgjë. Familja është përgjegjësi, është e shenjtë. Pasi është kështu, ti nuk mund të largohesh, nuk mund t’i ikësh këtij obligimi. Obligimi merr forma të ndryshme, pamje të reja, ti do të jesh i gënjyer, do të jesh i fyer, ti do të durosh, do të sakrifikosh ta shpëtosh familjen!

Prandaj, sa më parë e pranon realitetin tënd, pranon statusin tënd, aq më lehtë do të përballosh, thjesht, përpiqu të kuptosh. Ti përpiqesh, brendia jote kërkon të kapësh çdo gjë, që të jesh i sigurt për vete dhe për familjen. Por ti harron se burimi yt është dashuri, ti ikën nga dashuria, atëherë ti fillon të sillesh në mënyrë agresive. Jeta e përbashkët: gjithmonë vjen momenti kur njëri prej partnerëve nuk do që të bëjë seks, kjo ndodh në masë të madhe (femra ka qëllimet e veta, interesin e vet, të fejohet, të martohet, të bëjë një fëmijë. Atë moment që lind fëmijën, harron të dashurin. Kur i kujtohet i dashuri, kanë kaluar dhjetë vjet), gati te çdo çift.

Shpesh ndodh njëri prej partnerëve nuk shpreh interesim për seks, tjetri kërkon më shumë të bëjë seks, tjetri fillon të ndjejë siklet, nëse nuk do seks, nuk më do, atëherë fillojnë të prishen marrëdhëniet. Sa më shumë kërkon nga ai, aq më shumë ai do të ikë. Marrëdhëniet zbehen, jo pse zhduket seksi, por pse zbehet interesimi. Ti vazhdon të kërkosh, ai e ndjen veten të padisponuar. Ai nuk ka dëshirë të bëjë dashuri, ai e ndjen veten të paaftë, shumë keq. Ai e ndjen veten fajtor, për shkak se nuk mund t’i plotësojë kërkesat e partnerit.

Nëse zbehet dashuria, seksi humb, sa më shumë dashuri aq më shumë seks, dashuria e ngjall seksin, i jep krahë. Nëse ne ofrojmë dashuri, por jo të kërkosh seks, tjetër mendon se ti nëse ofron dashuri, duhet të bësh seks. Prandaj unë them se nëse ti fillon të ledhatosh, të përqafosh, paraloja të jetë në nivel, atëherë seksi vjen vetvetiu. Ti nuk bën ta detyrosh partnerin të bëjë seks. Nëse ai të ledhaton, detyrimi prodhon frikë, ai fillon të flasë, fillon të bërtasë. Lind një situatë e natyrës së zhvendosjes së kërkesave. Kjo situatë është shumë e ndërlikuar, duhet shumë mençuri, përvojë, duhet shumë kohë të përkushtohet, të debatohet për dashuri. Në qoftë se ai nuk ka interesim, nuk e ndjen atë, ai do të largohet nga tema, do t’u ikë bisedimeve, por nuk të lë ty.

Tjetri të do, por ti nuk e do seksin. Ti ke koncepte të gabuara për seksin. Interesante është, si për djemtë ashtu edhe për vajzat, sa më shumë i ndjek aq më shumë ikin. Djemtë janë më shumë të interesuar për seksin, femrat janë të rezervuara, nuk e shprehin atë. Kur mashkulli është i interesuar për seks, femra nuk tregon interesimin e duhur. Nëse mashkulli i vihet mbrapa një femre, ajo bën lojën e mungesës së interesit.

Nëse mashkulli nuk është i interesuar, rolet ndryshojnë, ajo shpreh interesimin. Në këtë rast fillon loja, çdo gjë lidhet me seksin, dhe gjithë kjo është lojë joreale. Edhe më lart kemi treguar se nëse e do, e dashuron, ti je i gatshëm të kuptosh të tolerosh, të sakrifikosh, ti ke shansin të transformohesh. Shfrytëzoje këtë mundësi. Por ti nëse kërkon të zotërosh, të sundosh atë, kjo shkon kot, të bën të shëmtuar, kjo lidhje nuk të bën të lumtur, nuk zgjat shumë. Jo takimi fizik i trupave të tyre, por takimi i shpirtrave të tyre. Mos impono, mos detyro veten të bësh diçka që nuk ngjallet vetvetiu. Çdo detyrim kundër dëshirës sate, çdo detyrim nga ana jote do të prodhojë kundërefekt, do të bëhet pengesë në rritjen tënde shpirtërore, kujdes, kjo është shumë e rëndësishme, duhet të praktikohet dhe të mbahet mend.

Personi që ka arritur të ngrihet në lartësinë e duhur, do të përjetojë transformimin e personalitetit të tij dhe do të reflektojë energji pozitive, duke hapur rrugët me të drejta të vetëdijes sate. Transformimi ndodh kur ti bëhesh real ndaj vetes sate, kur ti bëhesh më i qetë, kur zemra jote bëhet e arsyeshme, mendja jote bëhet paqësore. Atëherë ti fillon të afrohesh gjithnjë më afër realitetit tënd, transformimi vjen vetvetiu. Njeriu ka pranuar konfliktin si pjesë e lindur e jetës së përditshme, që nga momenti që ka pranuar të përballet me xhelozinë, lakminë, agresivitetin si mënyrë e natyrshme e jetesës. Por shumë prej nesh bien në këtë kurth, ngaqë duan të jenë në një fushëbetejë. Po nëse nuk e pranuam realitetin, biem në grackë, o po e pranuam, do të përballemi me realitetin tonë të vërtetë, atëherë do të jemi krejtësisht të lirë. Kështu, ju shpirtërisht jeni ngritur në majë. Do të jetë një dashuri e pastër pa xhelozi, duke kuptuar, duke ndihmuar njëri-tjetrin në përkrahjen e brendshme.

Jeta e përbashkët: Çdo marrëdhënie mes mashkullit dhe femrës është një lojë. Në fillim është një lojë e lezetshme, e këndshme, por sa është e lezetshme, aq është edhe e rrezikshme, është të luash me zjarrin e shpirtit. Me kohë ti je i rrethuar nga zjarri, nga zjarri se me ty do të ndodhin shumë ndryshime, ndaj të cilave ti nuk je gati t’i përballosh, sepse nuk je i përgatitur për këto ndryshime. Në fillim është e natyrshme të hamendesh, se po përballesh me një fenomen të papritur, nuk beson se marrëdhëniet tuaja po zbehen, ti nuk je më i interesuar për dashurinë e zjarrtë. Ti fillon të vëresh se dashuria e rinisë më nuk është, dashuria është bërë e padurueshme, ajo që ishte e mirë kaloi, por ju tash jeni partnerë në jetë, jeni shokë që duhet të ndani të mirën dhe të keqen, t’i ndihmoni njëri-tjetrit. Kjo kohë është shumë e vështirë të pranohet nga partnerët.

A ka vend për të dashuruar njëri-tjetrin, a ka vend të bisedohet lirshëm, a ka vend të jeni të sinqertë ndaj njëri-tjetrit? Nëse e pranojmë realitetin tonë, nëse lejomë debate të sinqerta, do të afrohemi ndaj njëri-tjetrit. Këto janë momente kritike, provë me shumë sakrifica, kur duhet të përpiqesh të depërtosh, të dominojë arsyeja e ndjenjave të shpirtit të njëri-tjetrit. Kjo është një lojë e mençur, kur ti duhet të ofrosh, të ndihmosh tjetrin. Ide e natyrshme do të ishte që ti të jesh tolerant, që tjetri mos ta ndjejë veten të fyer, kjo është një qasje fare e drejtë, dhe e suksesshme. Ti i ndihmon tjetrit, por i bën mirë vetes sate, ti në moment e ul veten, por ti shpërblehesh me lirinë tënde.

Sa më shumë liri jep, aq më shumë liri ke. Këto janë çaste kur ju duhet t’i jepni forcat për të mbetur të lidhur me njëri-tjetrin, sepse nëse jo dashuria, atëherë duhet arsyeja t’ju bashkoj. Nëse arsyeja ju bashkon, ju keni mundësi të transformoni energji të freskët për të freskuar dashurinë, atëherë kjo bëhet dashuri e lartë shpirtërore. Sa më parë të ballafaqohemi në mënyrë të arsyeshme me problemin, sa më parë e pranoni vërejtjen, e shikoni njëri-tjetrin në fytyrë, shtrojeni çështjen pa asnjë frikë, sado të jetë e dhimbshme, ajo ka zgjidhje, prandaj kur lind problemi, përballuni me të se ka zgjidhje. Kjo do t’ju ndihmojë jo vetëm juve, por edhe partnerit, por edhe të tjerëve që nuk kanë guxim të përballen me realitetin.

Kjo sjellje, ky reagim kërkon edhe guxim për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe. Nuk mund të ikim nga maskat, nuk bën ti ikim nga ëndrrat. Kur dy njerëz jetojnë bashkë, lindin edhe dallime të natyrshme. Disa janë më aktivë, disa më të interesuar, nuk lëvizin me të njëjtën shpejtësi, secili ka shpejtësinë e vet, secili ka modelin e edukatës dhe të përvojës. Por nëse ti në dashuri ke një përvojë, edhe tjetri ka një përvojë, atëherë ti ke për të zgjedhur njeriun e duhur. Dhe kështu, vetvetiu arrin edhe dashuria që mund të kurorëzohet me bashkëjetesë ose me martesë.

Ky është një lloj fati, këtu nuk mund të bësh zgjidhje. Ti nuk je përgjegjës për rrugën që do të pasojë. Kjo është thjesht normale dhe e prekshme, por ti je i lirë, dhe vazhdon të veprosh pa obligime. Ti atëherë do të bëhesh më i lumtur, më i shëndetshëm, jeta jote do të bëhet gëzim. Dhe ti nëse vazhdon të jesh i lumtur, ti do të lëvizësh më shumë drejt shtëpisë. Kjo është një fazë kur s’duhet të lejoni, të zhduken lumturia dhe gëzimi.

Thamë më lart se Hedonizmi është baza e kënaqësisë. Të jesh i lumtur, kjo është e gjitha! Mbaje mend, nëse gjithçka është e drejtë dhe ti punon në këtë drejtim, vepron si duhet, ti do të shpërblehesh me “Aromën e Jetës”. Lumturia, gëzimi, kënaqësia është vetë thelbi i jetës, që do të thotë çfarë mbjell atë edhe do të korrësh. Mirë është që obligimin ta marrim si pasuri, si lumturi, mos ta marrim si ngarkesë. Ngarkesa sjell vuajtje, sepse betimi, lidhjet, ligjet shkatërrojnë lirinë.

Në botë ka shumë manastire, burgje, vëzhgoji ato, ato nuk të japin përshtypjen e jetës, ato nuk të japin atmosferën e shkëlqimit të dashurisë, ato duken shumë serioze, të mrrolura, të shkatërruara, të paralizuara. Vërehet se ato e kontrollojnë veten, ato janë në një gjendje të disiplinës të thellë të brendshme, ato kontrollojnë veten por nuk janë të vetëdijshme, pasi ato nuk janë të lira. Ato jetojnë në mënyrë sikur janë dorëzuar dhe thjesht presin lirinë e Zotin. Jeta e tyre bëhet e zymtë, monotone, e trishtuar. Ky është dëshpërim, kjo është ta dënosh veten tënde.

Dashuria është i vetmi shpëtim. Dashuria pa obligime, dashuria pa interes, dëbon dëshpërimin, dashuria nuk lejon ta dominosh tjetrin. Ti nën emrin dashuri demonstron shumë gjëra të pahijshme: zotërimin, dominimin, frikën, por kjo nuk ka lidhje me dashuri. Zoti, natyra i ka lidhur njerëzit të jetojnë bashkë, ti/ajo nuk mund të jetojë vetëm, natyrshëm nga frika. Ti ke frikë të jetosh vetëm. E pranojmë se nuk mund të qëndrojmë vetëm, jemi aq të lidhur saqë jemi gati të bëjnë edhe gjëra të pahijshme, nëse partneri largohet. E vërtetë është: dashuria është ajo që na ka lidhur, por obligim mbesin lidhjet tona.

Vetmia jote, vetvetja jote nuk ka arritur të jetë e lirë, nuk ka arritur të ngrihet në lartësinë e duhur dhe dihet se frikësohesh nga vetmia jote. Ti akoma nuk je i lirë të jesh vetvetja. Në këtë rast ti kërkon ta zotërosh njeriun tjetër, ti kërkon mbështetje, ti mbështetesh në obligimin që i keni dhënë njëri-tjetrit, të përdorësh njeriun tjetër si mjet për arritjen e frikës.

Imanuel Kant shprehet: Ta përdorësh njeriun si mjet, është veprim amoral. Në të vërtetë është kështu, sepse për hir të kënaqësisë personale, për hir të dëshirës, nga frika apo nga diçka tjetër, ti njeriun e përdor si mjet. Ti e shkatërron lirinë e tjetrit, ti e vret shpirtin e tij. Shpirti mund të zhvillohet vetëm në liri, dashuria ta forcon lirinë, kur ti je i dashur, ti je i lirë edhe vetë. Nëse ti ia merr dikujt të drejtën, ti e humb edhe të drejtën tënde. Nëse ti përpiqesh ta zotërosh tjetrin, edhe tjetri do të të zotërojë ty. Kështu çiftet vazhdojnë të luftojnë të dominojnë ndaj njëri-tjetrit. Ata për çdo ditë ia marrin lumturinë njëri-tjetrit, kontrolli, ankesat, dominimi nuk kanë të bëjnë me dashurinë.

Mos e trajto njeriun si mjet, trajtoje secilin të tillë çfarë është ai vetë. Atëherë ti nuk do të lejosh edhe ty të trajtojë ndryshe. Nëse dashuria jote është liri, ti tjetrit me dashurinë tënde i jep liri, liria sjell lirinë. Vetëm në liri rritet dashuria dhe shpirti. Kur ti dashuron, je i lumtur, ti di gjithçka. Kjo është një vlerë e brendshme, është një tregues i brendshëm dhe ai nuk do të të lejojë kurrë në jetën tënde të gabosh. Nga natyra jemi të varur, të varur nga familja, nga tradita, nga rrethi, dhe vazhdon njeriu të jetojë në varësi. Njeriu tërë kohën lufton për pavarësinë, por nuk e sheh realitetin në mes pavarësisë dhe varësisë. Varësia është reciproke, gjithçka është reciproke, do të thotë se jeta është reciproke, meshkujt ndaj femrave, shtazët, kafshët, shpezët, insektet, çdo gjë është reciproke, në mungesë të diçkahit bëhen çrregullime.

Meqenëse njeriu ka vepruar pa kuptimin e realitetit të varësisë reciproke, ai i ka sjellë shumë të mira njerëzimit, por edhe ka shkatërruar shumë. Ka shkatërruar unitetin, ka shkatërruar natyrën, ka bërë çrregullime organike të jetës. Çdo gjë është reciproke. Vazhdimisht shkencëtarët theksojnë, por askush nuk është i gatshëm t’i dëgjojë ata.

Ne jetojmë të varur nga njëri-tjetri, me shkëmbim të thellë reciprok, çdo gjë në jetë gërshetohet në një mijë e një mënyrë. Mirëpo edhe çdo gjë riciklohet, do të thotë se jemi peng i njerëzve që sundojnë, i njerëzve që bëjnë eksperimente, që nuk u intereson njeriu. Janë grupe sekrete në heje që manipulojnë me tërë njerëzimin, kanë prodhuar lloj-lloj formulash, janë grupe njerëzish sekrete në hije, që janë shumë të fuqishëm në shërbim të së keqes. Nëse ankohesh ose i fyen, të rrasin në burg, të ndëshkojnë, janë ligjet akuza të ndryshme. Ky mijëvjeçar është kështu. Derisa ne bëjmë dallime të ngjyrave, të racave, të kombeve, të fiseve, ne do të vazhdojmë ta sundojmë njëri-tjetrin, do të vazhdojmë të mos pranojmë se jemi varur reciprokisht.

Ne vazhdojmë të mos i japim qenies njerëzore hapësirë të mjaftueshme. Çdo qenie njerëzore ka nevojë të caktuar psikologjike të ketë privatësinë, të jetë autonom, të ketë hapësirën, territorin e vet. Ti kur ia merr të drejtën, krijon shqetësime, tensionet rriten, nuk jep mundësi për të vazhduar të ecësh përpara, ti atëherë nuk je vetvetja. /Telegrafi/

Exit mobile version