Site icon Telegrafi

Edukatorët përdorën drogë për të vënë në gjumë fëmijët në kopsht, autoritetet tajvaneze fillojnë hetimet

Policia tajvaneze nisi një hetim pasi zbuloi se edukatorët përdornin drogë për të vënë në gjumë fëmijët!

Siç raporton BBC, rasti i pazakontë ka tërhequr shumë vëmendje në ishull dhe edukatorët e një kopshti në “Neë Taipei” janë akuzuar se i kanë vënë fëmijët në gjumë duke përdorur shurupe që përmbajnë droga të fuqishme, si fenobarbitoni dhe benzodiazepina, të cilat shkaktojnë varësi, transmeton Telegrafi.

Prindërit e fëmijëve zhvilluan edhe disa protesta para godinave qeveritare, duke kërkuar që hetimi të jetë transparent.

Të paktën 20 fëmijë besohet se janë vënë në gjumë duke përdorur këto barna. Edukatorët u pezulluan për gjashtë muaj dhe u gjobitën me 1.4 milionë dollarë tajvani (rreth 46,000 dollarë amerikanë).

Spitali i qytetit të Taipeit u ofroi prindërve teste falas për fëmijët parashkollorë, për të kontrolluar për gjurmë të qetësuesve në gjakun e tyre.

Prindërit vunë re fillimisht se fëmijët kishin një krizë abstinence gjatë festave të Vitit të Ri, kur nuk shkonin në kopsht për disa ditë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version