Telegrafi

Edu Vargas tenton të turpërojë portierin me ‘panenka’, por dështon keq

Sulmuesi kilian, Eduardo Vargas ka humbur penalltinë në ndeshjen ndaj Perusë në kuadër të Copa Americas.

Kili është turpëruar nga Peruja në gjysmëfinale të Copa Americas duke u mposhtur me rezultat të thellë 3-0.

Kjo fitore e ka dërguar Perunë në finale, ku e pret Brazilin, ndërsa Kili do të përballet me Argjentinën për vendin e tretë.

Lexo po ashtu Peru mposht thellë Kilin, i bashkohet Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës

Humbja ndaj Perusë ka mundur të jetë më e lehtë, por kilianët kanë dështuar në minutat e fundit të shënojnë nga pika e bardhë.

Vargas dështoi keq nga pika e bardhë (Foto: Lucas Uebel/Getty Images/Guliver)

Është sulmuesi i njohur Edu Vargas, i cili ka humbur penalltinë në minutën e 90-të të ndeshjes.

Vargas tentoi të shënonte me ‘panenka’, por portieri e turpëroi duke ia pritur atë. /Telegrafi/