Sulmuesi kilian, Eduardo Vargas ka humbur penalltinë në ndeshjen ndaj Perusë në kuadër të Copa Americas.
Kili është turpëruar nga Peruja në gjysmëfinale të Copa Americas duke u mposhtur me rezultat të thellë 3-0.
Kjo fitore e ka dërguar Perunë në finale, ku e pret Brazilin, ndërsa Kili do të përballet me Argjentinën për vendin e tretë.
Humbja ndaj Perusë ka mundur të jetë më e lehtë, por kilianët kanë dështuar në minutat e fundit të shënojnë nga pika e bardhë.
Është sulmuesi i njohur Edu Vargas, i cili ka humbur penalltinë në minutën e 90-të të ndeshjes.
Vargas tentoi të shënonte me ‘panenka’, por portieri e turpëroi duke ia pritur atë. /Telegrafi/
https://twitter.com/MxsPamboleros/status/1146606617452077056