Edon Zhegrova ka lënë gjurmë e në ndeshjen e mbrëmjes së të enjtes, duke shënuar në fitoren e Lilles në përballjen e tyre kundër Klaksvikut.
Kjo fitore me rezultat 3-0 ishte vendimtare për ekipin e tij në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin A të Ligës së Konferencës, duke iu siguruar kualifikimin në raundin e 1/8 të finales të këtij kompeticioni.
Lille e mbylli këtë fazë me 14 pikë, duke i lënë pas Slavia Bratislavan me një diferencë prej katër pikësh, e cila do të vazhdojë garën në fazën e 1/16 të finales.
Zhegrova, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të, shënoi nga penalltia në minutën e gjashtë të shtesës, duke i dhënë ekipit të tij një avantazh të sigurt dhe duke vulosur një performancë të jashtëzakonshme. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootColic/status/1735418564712996918