Edon Zhegrova ka gjetur golin e parë në sezonin e ri me fanellën e Lille.
Sulmuesi kosovar e ka nisur ndeshjen si titullar në fazën e ‘Play-Off’ në Ligën e Konferencës ku Lille po përballet me skuadrën kroate Rijeka.
Ka qenë minuta e 43-të e ndeshjes, ku anësori prishtinas ka realizuar një gol të mrekullueshëm për vendasit.
Jonathan David asistoi bukur te Zhegrova, i cili me tu futur në zonë goditi për mrekulli duke dërguar topin në rrjetë dhe duke barazuar rezultatin në 1-1.
Kur kanë kaluar një orë lojë, Lille dhe Rijeka janë duke luajtur baras 1-1 me skuadrën vendase që kanë iniciativën në fushë.
24-vjeçari është lojtari më i mirë i Lille deri më tani në këtë ndeshje, derisa ky gol për të ishte i pari këtë edicion në tre ndeshje, dy në kampionat dhe këtë në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/
Edon Zhegrova what goal, what a finish! 🇽🇰⚡️
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 24, 2023