Telegrafi

Edon Zhegrova ndëshkohet me karton të kuq në barazimin e Lille ndaj Metz

Edon Zhegrova është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen mes Lille dhe Metz.

Sulmuesi nga Kosova ishte në bankën rezervë, por që u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të në vend të Burak Yilmaz.

Por vetëm 10 minuta Zhegrova qëndroi në fushë, pasi u ndëshkua shpejt me dy kartonë të verdhë dhe u përjashtua.

I pari erdhi në minutën e 83-të, teksa të dytin e mori në minutën e 92-të për tu larguar nga loja.

23-vjeçari iu bashkua Lillet në janar, teksa ky karton i kuq ia vështirëson gjërat për të zënë një vend në formacionin bazë të kampionëve në fuqi të Francës.

Lille me këtë barazim ngritët në pozitën e nëntë me 36 pikë pas 25 ndeshjeve të zhvilluara.

Xhiron e ardhshme kampioni në fuqi i Francës e luan në udhëtim te Lyon. /Telegrafi/

VIDEO