Telegrafi

Edon Zhegrova lë shenjë sërish në fitoren e Lille – statistikat e yllit të Kosovës në përballje ndaj Brest

Edon Zhegrova ka vazhduar formën e mirë me Lille, ku ka asistuar ndaj Brestit, në kuadër të xhiros së 25-të të Ligue 1.

Anësori harkoi nga këndi në minutën e 60-të, ndërsa Bafode Diakite, shënoi me kokë për rezultatin 1-1.

Zhegrova që luajti deri në minutën e 65-të, u vlerësua nga Sofascore me notën 6.5.

Në këtë fitore, ai përveç asistimit, kishte edhe një goditje në portë dhe tre harkime të sakta në zonë.

Zhegrova preku topin 46 herë, ndërsa kishte dy driblime të sakta në këtë përballje.

Ky ishte asistimi i katërt i sezonit deri tani në Ligue 1 për 23-vjeçarin, që ka edhe një gol të shënuar. /Telegrafi/