Site icon Telegrafi

Edon Zhegrova ia fiton një pikë Lilles me një super gol

Edon Zhegrova e ka shpëtuar Lillen në kuadër të javës së 31-të në Ligue 1.

Kampioni në fuqi i ligës franceze po përballej me Angers, derisa takimi përfundoi 1-1.

Derisa vendasit po fitonin 1-0 dhe dukej se po merrnin tre pikë, reprezentuesi i Kosovës i inkuadruar në lojë në minutën e 66-të në vend të Jontahan David,ndryshoi gjithçka.

Ishte minuta e 74-të e takimit, kur Celik asistoi për Zhegrovën, që shënoi një super gol nga distanca për t’i fituar skuadrës së tij një pikë.

Ky ishte goli i dytë i lojtarit shqiptar në fanellën e Lilles deri më tani në këtë edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version