Futbollisti i ri nga Kosova, Edon Zhegrova, ka shkëlqyer në takimin më të fundit që skuadra e tij po zhvillon ndaj Eupenit.
Zhegrova i cili njihet për talentin e tij, ka arritur ta tregojë atë në fushë.
Me një gol në minutën e 40-të nga jashtë 16 metërshi, ai finalizio depërtimin e tij fantastik duke kaluar një lojtar.
Zhegrova ka festuar supergolin e tij, teksa është një prej talentëve më premtues kosovarë.
Zhegrova ka luajtur për grupmoshat e Flamurtarit dhe FC Prishtinës.
Ai u transferua në Belgjikë para katër vitesh dhe tash po tregon talentin e tij.
Eupen u përgjigj tri minuta pas golit të Zhegrovës duke barazuar me Garcian.
Aktualisht Genk gjendet gjendet jashtë zonës së playoffit për titull. /Telegrafi/
https://twitter.com/alankapatan/status/939582744681701378