Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të të ndeshjes për Lillen që fitoi në udhëtim te Toulouse me rezultatin 2-0, në kuadër të xhiros së 28-të të Ligue 1.
Futbollistit të Kosovës iu deshën vetëm pak minuta në fushën e lojës për ta regjistruar një tjetër asistim në elitën e futbollit francez.
Zhegrova në minutën e 86-të asistoi për Alexsandron që shënoi për epërsinë e një goli të mysafirëve.
Zhegrova asist 🇽🇰👏🏻 pic.twitter.com/0DEt0VfuBy
— KS Sport (@kssportt) March 18, 2023
Mohamed Bayo e shënoi një tjetër gol në minutën e 11-të të kohës shtesë dhe ndeshja u mbyll 2-0 në të mirë të Lillet.
Zhegrova 23-vjeçar që ka një gol të shënuar në kampionatin francez, ka kontribuuar me katër asistime deri tani. /Telegrafi/